Sunday, 10. May 2026
Sport

VIDEO/ Interisti Pavard zbarkon në Milano, ja si e presin tifozët zikaltër 

GS 29/08/2023 1 Min. Lesezeit

Mungon vetëm zyrtarizimi, Benzhamin Pavard mund të quhet tashmë një lojtar i Interit. Mbrojtësi francez mbërriti sot në Milano, teksa pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën.  

pAVARD

Interi do të derdhë në arkat e Bajernit plot 32 milionë euro për shërbimet e Pavard.  

Inter club

27-vjeçari postoi një “Story” nga avioni, duke përshëndetur tifozët e Interit, teksa shkroi: “Arrita Benxhi interisti”. Ndërkohë në momentin e uljes në aeroportin e Linatës në Milano, mbrojtësi francez u prit nga disa tifozë të Interit, që i uruan mirëseardhjen futbollistit. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: