Federata e Futbollit të Kenias ka pezulluar portierin 37-vjeçar të përfaqësueses së saj të futbollit, Patrik Matasi, pasi për të ka nisur një hetim për trukime ndeshjesh.
Portieri në fjalë akuzohej që disa muaj më parë se ishte përfshirë në trukime, duke e bërë një gjë të tillë edhe në ndeshjet e përfaqësueseve. Humbja e rëndë në tetor me shifrat 4-1 ndaj Kamerunit, bëri që të shpërthenin akuzat pas paraqitjes së tij ku pësoi gola qesharakë njëri pas tjetrit.
SHIH VIDEON
Pas asaj ndeshje dha dorëheqjen nga drejtimi i përfaqësueses së Kenias trajneri Engin Firat, i cili ka një të kaluar në vendin tonë ku mbajti postin e drejtorit sportiv të Vllaznisë.
Por ajo që solli pezullimin e tij ishte një kamera e fshehte e regjistruar me portierin ku ai diskutonte trukimin e ndeshjeve me klubin e tij Police FC. Aty flitet për golin e barazimit që pësoi së fundmi në minutën e 94-t ndaj Kakamega.
🇰🇪🚨 ESCANDALO! En una cámara oculta, engancharon por arreglo de partidos a Patrick Matasi, arquero de la selección de Kenia y del Police FC (si).
El partido en sospecha es este ante Kakamega Homeboyz, donde le empataron con este gol a los 94 minutos. 😳pic.twitter.com/Sm3UQYKJCI
— Nahuel Lanzón (@nahuelzn) March 26, 2025
PANORAMASPORT.AL