Amir Bilali, ish-futbollisti i Partizanit, Teutës dhe Bylisit në futbollin shqiptar, ka gjetur rrugën e rrjetës me ekipin e Sabail në Premier Ligën e Azerbajxhanit.
Mbrojtësi 30-vjeçari tund rrjetën në duelin ndaj Sabah Baku, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-4.
Ky ishte goli i parë i Bilalit në këtë sezon, teksa është aktivizuar në 7 duelet e kampionatit. Më herët mbrojtësi ishte pjesë e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut. Kjo është aventura e tij e parë në futbollin azer.
GOLI I BILALIT: VIDEO
PANORAMASPORT.AL