Monday, 13. April 2026
Sport

VIDEO/ Ish-mbrojtësi i PSG dhe portieri i tij bëhen qesharakë, shënojnë autogolin më të çuditshëm

GS 18/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kualifikueset e Kupës së Afrikës kanë sjellë shpesh herë rezultate dhe gola të çuditshëm dhe diçka e tillë vjen edhe nga ndeshja mes Zambias dhe Bregut te Fildishtë. Zambia arriti të fitonte me rezultatin 3-0 ndaj Bregut të Fildishtë, teksa një ndihmë jo e vogël erdhi nga mbrojtja mike.

AURIE

Serxhe Aurier ka realizuar një autogol të çuditshëm në minutën e 31 të takimit, teksa edhe më i çuditshëm ishte reagimi i portierit që u mundua të kapte topin megjithatë nuk arriti që ta ndalte duke dhuruar një skenë komike.

Në pjesën e dytë, ishte Daka ai që dyfishoi rezultatin ndërkohë që Kangua ka shënuar edhe golin e tretë për skuadrën e tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: