Tuesday, 1. September 2026
Sport

VIDEO/ Ish-mbrojtësit e Dinamos nderojnë Sherif Tiraspolin, Mija dhe Behiratçe tundin rrjetën në Moldavi

GS 02/11/2024 1 Min. Lesezeit

Alesio Mija dhe Zhozelin Behiratçe kanë shënuar të dy sot për Sherif Tiraspolin. Ish-mbrojtësit e Dinamos tundën rrjetën në sfidën e fituar kundër Milsamit.

goli

Takimi pati vlerë për javën e 12-të të kampionatit moldav dhe nisi në orën 15:00. Ishte Mija që hapi rrugën e rrjetës fillimisht, ndërsa kronometrohej minuta e 38-të.

Behiratçe ndërkohë mbylli pokerin e golave, kur shënohej minuta e 89-të. Sherif Tiraspol kryeson kampionatin me 32 pikë, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt.

Goli i Alesio Mijas: (VIDEO)

Goli i Behiratçes: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: