Masanga Matondo vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Hatajsporit në Turqi.
Ish-ylli i mesfushës së Partizanit e tregoi këtë gjë dhe në takimin e fundit me Karagumruk, një sfidë e vlefshme për mbijetesën në Superligën Turke, ku 24-vjeçari realizoi 2 gola.
Në minutën e 41’, Matondo gjeti mjaft mirë një krosim në zonë dhe goditi siç duhet me kokë për ta dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e fundit, ishte sërish Matondo që goditi siç duhet brenda zone dhe vulosi përfundimisht fitoren e Hatajspor, që e largon kështu nga zona e ftohtë e mbijetesës.
PANORAMASPORT.AL