Jurgen Çelhaka e ka bërë “sefte” me Olimpija Ljubljanën në Slloveni. Mesfushori shqiptar shënoi dje një supergol, ndërsa skuadra e tij sfidonte Ilirjën në Slloveni.
Olimpija fitoi me rezultatin 3-0 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Kupës. Ish-lojtari i Tiranës luajti vetëm në pjesën e parë.
Kujtojmë se Legia e Varshavës vendosi të hiqte dorë në janar nga shërbimet e 24-vjeçarit. Çelhaka vendosi të firmoste në Slloveni deri në vitin 2027.
Goli i Jurgen Çelhakës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.Al