Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës është zhvilluar në kushte shumë të pazakonta jo vetëm për faktin se u ndërpre nga një furtunë e jashtëzakonshme në pjesën e parë të saj. Sot është zbuluar se një person i maskuar ishte fshehur në tarracën e stadiumit, duke krijuar panik e dyshim edhe mbi vijimësinë e ndeshjes.
Mediat gjermane kanë zbuluar se ky person kishte hipur në skelat në tarracën e stadiumit gjatë ndeshjes, nuk dihet ende si, teksa mbante kapuç dhe një çantë në shpinë. Pasi ai u pikas në lartësi, policia iu afrua disa herë, por pa bërë të mundur largimin e tij.
Kjo situatë bëri që të shtyhej paksa edhe fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes, teksa u pa edhe gjyqtari Majkëll Oliver të mblidhte Shmajkëll dhe Gyndogan për të diskutuar situatën, duke parë të gjithë nga tarraca e stadiumit.
Megjithatë, ata morën garanci se personi në fjalë nuk ishte një rrezik konkret për lojën, ndaj ndeshja rifilloi. Policia më pas vendosi në dispozicion edhe një helikopter i cili fluturoi gjithë kohës mbi stadium duke e kontrolluar, për të shmangur ndonjë të papritur.
Vetëm në fund të ndeshjes, kur tifozët nisën të largoheshin, forcat speciale iu afruan dhe ia dolën ta arrestonin, duke e larguar nga tarraca mbi stadium. Identiteti i tij dhe arsyet nuk janë bërë të njohur, vetëm është mësuar se ai ishte një 21-vjeçar.
Vermummter versucht aufs Dach zu klettern im #Westfalenstadion nach #GERDEN pic.twitter.com/hy1OejDxCN
— Felix🇩🇪 (@Felix28051223) June 29, 2024
PANORAMASPORT.AL