Friday, 20. March 2026
Sport

VIDEO/ Japonia dominon Spanjën dhe fiton grupin, eliminohet Kanadaja. Ja rezultate e sotme në Botërorin e Femrave

GS 31/07/2023 1 Min. Lesezeit

Botërori i Femrave ka hyrë në fazën e tretë të ndeshjeve të grupeve ku do të mësohen dhe skuadrat të cilat do të kualifikohen për më tej.

japoni femra

Në Grupin C çdo gjë ishte vendosur mes Japonisë dhe Spanjës, të cilat u përballën për vendin e parë në grup. Ishin vajzat aziatike ato që dominuan spanjollet me rezultatin 4-0 për të dalë me pikë të plota nga ky grup, ndërsa takimi tjetër ishte mes Zambias dhe Kosta Rikës për vendin e tretë, me afrikanet që fituan 1-3.

Në Grupin B luhej për gjithçka. Australia la jashtë këtij Botërori Kanadabë duke e mundur me rezultatin e thellë 0-4, ndërsa Nigeria arriti të kualifikohej në vendin e dytë pasi barazoi me Irlandën.

REZULTATET:

GRUPI C

JAPONI 4-0 SPANJË

Mijazaua 12’, 40’, Ueki 29’, Tanaka 82’

KOSTA RIKA 1-3 ZAMBIA

Herrera 47’ / Muemba 3’, Banda (P) 31’, Kundananxhi 90+3’

GRUPI B

KANADA 0-4 AUSTRALIA

Raso 9’, 39’, Fouler 58’, Katlej (P) 90+3’

IRLANDË 0-0 NIGERI

PANORAMASPORT.AL

Teilen: