Thursday, 21. May 2026
Sport

VIDEO/ “Jo me dorë!”, Gatuzon nuk e mbajnë nervat pas humbjes. Bën sherr në tre gjuhë me ish-futbollistin kroat: Çfarë ke fituar ti në jetë?

GS 17/03/2025 2 Min. Lesezeit

Xhenaro Gatuzo nuk është një tip që përmbahet dhe këtë e ka treguar edhe pas ndeshjes që skuadra e tij, Hajduk Split, humbi me shifrat 3-0 ndaj Rijekës, duke lëshuar vendin e parë në renditjen e kampionatit kroat. Ish-mesfushori i njohur italian ishte dukshëm i nervozuar dhe këtë e tregoi ndërsa po fliste për “Max Sport”, ku iu kundërvu ish-futbollistit kroat, Joshko Jeleçiç, i cili është opinionist.

fsdffsdsfdsfdsfd

Gatuzo nuk i dha dorën atij dhe nisi ta kritikonte, duke i shfryrë në tre gjuhë: anglisht, spanjisht dhe italisht.

“Nuk të shtrëngoj dorën se ti flet shumë. TI flet shumë dhe nuk i respekton njerëzit. Ke luajtur futboll dhe e di mirë situatën. Ti gjithmonë flet keq. nuk kam respekt për ty, ti flet keq”, tha Gatuzo.

“Ti ke luajtur shumë keq. Jo me dorë!” iu përgjigj Jeleçiç, meqë Gatuzo i ishte afruar pranë fytyrës me gishtin lart.

“Nuk dua të flas me ty”, vazhdoi Gatuzo.”Kjo është hera e fundit. Nëse ti je këtu, nuk flas më me televizionin se je njëri i keq. Çfarë ke fituar ti në jetë? Kur flet ti bën sikur ke fituar gjithçka në botë. Ti nuk ke respekt për personat. Nuk dua të flas me ty”, ishin fjalët e Gatuzos së nervozuar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: