Fytyra e Luka Modricit e reflektonte zhgënjimin për atë gol të pësuar në sekondat e fundit të ndeshjes me Italinë, që praktikisht e ka lënë jashtë Evropianit përfaqësuesen kroate.
Në një ndeshje të çmendur, Modric për pak sa nuk i dha ekipit kualifikimin, por italianët barazuan në kohën e shtesë dhe siguruan vendin e dytë në Grupin B.
Kapiteni kroat u votua lojtari i ndeshjes dhe në konferencën për shtypin ai mbeti i prekur nga një kërkesë e një gazetari italian.
“Faleminderit shumë për gjithçka që treguat, jo vetëm sot, por gjatë gjithë karrierës suaj. Edhe një herë treguat klasin tuaj, shënuat pasi humbët një penallti. Doja të të thosha vetëm këtë: kërkoj që të mos tërhiqesh kurrë, sepse je një nga lojtarët më të mirë që kam parë ndonjëherë”, ka dëgjuar Modric, mes duartrokitjesh.
This was a truly beautiful moment in the post-match press conference ❤️#BBCEuros #Euro2024 #CROITA pic.twitter.com/K8VowAgm7m
— BBC Sport (@BBCSport) June 24, 2024
“Faleminderit shumë për fjalët tuaja. Unë gjithashtu do të doja të luaja përgjithmonë, por do të vijë një moment kur do të më duhet të ndalem. Ende nuk e di se kur, tani për tani, do të vazhdoj, por dua t’ju falënderoj për komplimentet. Faleminderit!”