Sunday, 24. May 2026
Sport

VIDEO/ Julian Alvarez futet nga stoli dhe bën heroin, Atletiko Madrid “rrëmben” kreun e La Ligës

GS 01/03/2025 1 Min. Lesezeit

Atletiko Madrid mposhti Atletiko Bilbaon me rezultatin 1 me 0 në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të La Ligës, duke marrë kështu kreun e kampionatit.  

alvarez

Ishte Julian Alvarez heroi i kryeqytetasve, në këtë përballje. I futur nga stoli në minutën e 59-të në vendin e Sorloth, argjentinasit, i mjaftuan vetëm 7 minuta në fushë, teksa në minutën e 66-të, pas asistit të Jorentes, arriti të tundte rrjetën.  

Ky ishte goli i 9-të në La Liga për Alvarez dhe fitorja e 16-të në kampionat për Atletikon. Me këtë fitore skuadra e Simeones, u ngjit në kuotën e 56 pikëve, 2 më shumë se Barcelona e vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.  

GOLI I ALVAREZ: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: