• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Juventusi bën blof, Parma i merr pikë në ‘Allianz Stadium’

31/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Parma bën surprizën e madhe në javën e 10-të të Serisë A. Skuadra emiliane barazoi 2-2 në fushën e Juventusit, duke marrë barazimin e radhës në kampionat.

Nis me një surprizë të pakëndshme për bardhezinutë takimin në “Allianz Stadium”: që në minutë ne tretë Del Prato shënon në portën e Di Gregorios, duke e ndezur shumë shpejt sfidën.

Kundërpërgjigjja e “Zonjës së Vjetër” erdhi në minutën e 31-të me McKenny, por në fundin e pjesës së parë realizoi sërish Parma me Sohm.

Juventus – Parma 2-2

Sigurisht që bardhezinjtë nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat dhe pak pasi nisi pjesa e dytë Weah barazoi shifrat në 2-2.

Loja ishte e hapur deri në sekondën e fundit, me raste në të dyja portat, por nuk pati ndryshim tjetër rezultati.  

Ndërkohë në duelin tjetër, Atalanta e Berat Gjimshtit, bëri detyrën në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Monzës, në sfidën ku u aktivizua titullar mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Për bergamaskët kjo ishte fitorja e katërt radhazi në Serinë A.

Next Post

Investim për të ardhmen, “gjigantët” anglezë vihen pas talentit brazilian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.