Juventusi ka fituar me shifrat 3-0 ndeshjen e saj hapëse të këtij edicioni në Serinë A, duke triumfuar në transfertë përballë Udinezes.

Torinezëve u mjaftoi një start i vrullshëm i sfidës për ta vënë në shinat e duhura, pasi gjetën golin brenda dy minutash me Kiezën dhe dyfishuan shifrat me Vlahoviç falë një penalltie. Më pas, skuadra e Alegrit krijoi dhe disa raste të tjera, para se të gjente golin e tretë në shtesën e pjesës së parë me anë të Rabio.
Në fraksionin e dytë të lojës, Juventusi mendoi më shumë si të administronte këtë avantazh dhe i lëshoi shumë terren Udinezes e cila kërkoi me ngulm golin, por nuk ia doli ta gjente, duke mos rihapur sfidën. Kësisoj, Juventusi mori tre pikë që i nevojiten shumë edhe për moralin, në një start kampionati si protagonist të skuadrës bardhezi.
UDINEZE-JUVENTUS 0-3
2′ Kieza, 20′ (p) Vlahoviç, 45’+3′ Rabio
NGJARJET KRYESORE
80’ Vlahoviç gjen rrugën e rrjetës me një gjuajtje me kokë pas aksionit të Iling Xhunior nga e majta, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të anësorit. (SHIH VIDEO)
70’ Beto merr topin në hyrje të zonës, rrotullohet dhe gjuan, pa shënjestrën që duhet për të dërguar sferën në rrjetë. (SHIH VIDEO)
67’ Harkim thuajse perfekt nga e djathta e sulmit të Udinezes për Lovriç, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën e Sheznjit. (SHIH VIDEO)
63’ Samarazhiç, i futur në fushë në pjesën e dytë, tenton me një gjuatje nga distanca, por gjen përgjigjen e Sheznjit. (SHIH VIDEO)
50’ Tovë provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon jashtë portës së Sheznjit. (SHIH VIDEO)
45’+3′ GOOOL JUVENTUSI! Pas një harkimi të Kambiasos nga e majta, Rabio me kokë dërgon topin në rrjetë në shtyllën e dytë. (SHIH VIDEO)
24’ Uolas tenton me një gjuajtje nga distanca, sfera kalon pak mbi traversën e portës së Sheznjit.
22’ Tovë rrëzohet në zonë pas një kontakti me Rabio, por gjyqtari nuk akordon penallti për Udinezen. (SHIH VIDEO)
20’ GOOOL JUVENTUSI! Vlahoviç shënon me penallti. (SHIH VIDEO)
19’ Penallti për Juventusin. Aleks Sandro në të majtën harkon në zonë dhe gjen prekjen me dorë të Ebusele. (SHIH VIDEO)
6’ Kambiaso shpërthen në zonë në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, duke gjetur përgjigjen e Silvestrit. (SHIH VIDEO)
2′ GOOOL JUVENTUSI! Vlahoviç vjedh topin në mesfushë dhe pason per Kiezan i cili gjuan dhe gjen rrjetën. (SHIH VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL