Ndeshja e sotme e Serisë A mes Juventusit dhe Bolonjës është shumë interesante pasi vë përballë Tiago Motën me skuadrën tek e cila mori famë në sezonin e kaluar duke e kualifikuar deri në ligën e Kampioneve.
Një ndeshje delikate për trajnerin por edhe për vetë Juventusin, që ka regjistruar dy barazime radhazi në kampionat dhe e sheh veten aktualisht jashtë zonës Champions. Tekniku ka bërë lëvizje në rreshtimin e ekipit të tij, pasi ka rigjetur Vlahoviç nga minuta e parë, ndërsa kthen përsëri Perin titullar e jo Di Gregorion.
JUVENTUS-BOLONJA 2-2
63′ Kopmainers, 90’+2′ Mbangula/ 30′ Ndoj, 53′ Pobega
Goli i Mbangula (VIDEO)
Goli i Kopmainers (VIDEO)
Goli i Pobega (VIDEO)
Goli i Ndoj (VIDEO)
Ndoj godet shtyllën (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (4-2-3-1); Perin; Danilo, Gati, Kalulu, Kambiaso; Lokateli, Faxholi; Konseisao, Kopmainers, Ueah; Vlahoviç
Trajner: Tiago Mota
BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; Holm, Beukema, Lukumì, Miranda; Frojler, Pobega; Ndoj, Odgard, Dominguez; Kastro
Trajner: Vinçenco Italiano
PANORAMASPORT.AL