Friday, 24. April 2026
Sport

VIDEO/ Juventusin e mposht pastër ekipi që po befason në Seria A

GS 19/10/2025 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka pësuar humbjen e parë të sezonit, pikërisht në javën e shtatë të Seria A. “Zonja” është dorëzuar në transfertë ku Komo fitoi pastër me rezultatin 2-0.

Kempf në minutën e katërt dhe Niko Paz në minutën e 79-të i dhanë 3 pikë Komos. Skuadra surprizë e Seria A ndodhet tashmë në kuotën e 12 pikëve, po aq sa “Zonja”.

Komo që mban aktualisht vendin e pestë është edhe befasia e madhe e Seria A këtë sezon. Niko Paz me katër gola dhe po aq asistime ndodhet në krye të golashënuesve të Seria A.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

Komo 2-0 Juventus

4′ Kempf, 79′ Paz

Goli i Kempf: /VIDEO/

Goli i Niko Paz: /VIDEO/

Teilen: