Igor Tudor ka debutuar me fitore te Juventusi. “Zonja” mposhti Xhenoan me rezultatin 1-0 në shtëpi.
Ndeshja kishte vleë për javën e 30-të të Seria A. Gjithçka u vendos nga goli i Jilldiz në pjesën e parë.
Talenti turk dërgoi topin në rrjetë, kur ishte minuta e 25-të. Rastet e tjera nuk munguan, por Juventusit i mjaftoi një gol për 3 pikë të arta që e kthejnë te rruga e fitores.
Bolonja e vendit të katërt, që mbyll zonën Champions, ndodhet vetëm 1 pikë larg.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
JUVENTUS 1-0 XHENOA
26′ Jilldiz
Goli i Jilldiz: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Juventus: Di Gregorio; Gati, Veiga, Keli, Niko Gonzalez, Lokateli, Turam, MekKeni; Kopmeiners, Jilldiz, Vlahoviç
Trajner: I. Tudor
Xhenoa: Leali, Sabeli, De Uinter, Vaskez, Maturo, Frendrup, Masini, Onan, Zanoli, Pinamonti, Mireti
Trajner: P. Vieira
PANORAMASPORT.AL