Wednesday, 15. July 2026
Sport

VIDEO/ “Kam një ëndërr, dëshiroj të kërcej me Kamavingën”, Karlo Ançeloti dhuron “show” në festën e titullit të Realit

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Një moment epik u regjistrua gjatë festës së titullit kampion të Real Madridit, i cili ishte i 36-ti në histori për madrilenët. Në sheshin Cibeles të kryeqytetit spanjoll, u organizua një festë madhështore, teksa protagonistë u bënë trajneri italian Karlo Ançeloti dhe futbollisti Kamavinga.  

ancelotti-s-dream-is---to-dance-with-camavinga--screenshot-rm4arab

Gjatë fjalimit të tij, Ançeloti nuk i kurseu batutat, teksa ndër të tjera u shpreh: “Kam një ëndërr, dëshiroj të kërcej me Kamavingën”.

Kjo ëndërr e tij u realizua dhe menjëherë DJ vendosi muzikën e kërcimit të Ançelotit me Kamavingën.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: