Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/ Kampionët e Mançester Sitit e nisin me këmbën e mbarë, golat e Haland dhe Kovaçiç mposhtin Çelsin në Londër

GS 18/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në Premier Ligë, teksa ka fituar ndeshjen e javës së parë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Çelsi në transfertë.

sdfdsfdsdsfdsfsfd

Skuadra e Guardiolës vihej përballë një testi të vështirë kundër londinezëve të drejtuar nga Mareska i cili kishte bërë revolucion në skuadër, duke lënë jashtë shumë emra të njohur, përfshirë edhe Sterling e Çilluell.

Siti dominoi në lojë dhe shënoi që me rastin e parë që krijoi, teksa Haland kaloi mes mbrojtësve për të çuar sferën në rrjetë. Çelsi reagoi dhe krijoi disa raste, por Xhekson dhe Nkunku shpërdoruan mundësi të mira për të shënuar në portën e Ederson. Në fund erdhi goli i Kovaçiç i cili i vuri kapakun ndeshjes dhe i dha një fitore të rëndësishme Mançester Sitit në startin e kampionatit.

ÇELSI-MANÇESTER SITI 0-2
18′ Haland, 84′ Kovaçiç

GOLI I KOVAÇIÇ (VIDEO)

GOLI I HALAND (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

asddsadsadasdasdassdadsa

PANORAMASPORT.AL

Teilen: