Friday, 20. March 2026
Sport

VIDEO/ Kampionet në fuqi kalojnë mes vuajtjesh, Holanda dhe Anglia pa mëshirë. Ja rezultatet e sotme në Botërorin e Femrave

GS 01/08/2023 1 Min. Lesezeit

Botërori i Femrave vazhdon me ndeshjet e fundit të grupeve me ditën e sotme që u luajtën sfida vendimtare për emrat e mëdhenj.

landa femra

Në Grupin E, Holanda nuk tregoi mëshira ndaj Vietnamit, duke e mundur me rezultatin e thellë 0-7 dhe duke marrë vendin e parë. Nga ana tjetër, kampionet e Botës në fuqi, SHBA-ja kaloi mes vuajtjesh ndaj Portugalisë duke barazuar 0-0.

Në Grupin D, Anglia fitoi me rezultatin tenistik 1-6 përballë Kinës, ku shkëlqeu motra e mbrojtësit të Çelsit Risi Xhejms, Loren me dy gola dhe tre asiste. Kështu Anglai e mbyll në vendin e parë me pikë të plota grupin, ndërsa vendi i dytë u mor nga Danimarka që fitoi 0-2 kundër Haitit.

REZULTATET:

GRUPI E

VIETNAM 0-7 HOLANDË (VIDEO)

Martens 8’, Snoijs 11’, Brugts 18’, 57’, Rurd 23’, 83’, Van De Donk 45’

PORTUGALI 0-0 SHBA

GRUPI D

KINË 1-6 ANGLI

Uang Shuang 57’, Ruso 4’, Hemp 26’, Xhejms 41’, 65’, Kelli 77’, Deli 84’

HAITI 0-2 DANIMARKË

Harder (P) 21’, Troelsgard 90+10′

PANORAMASPORT.AL

Teilen: