Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Kandidat për Romën apo Juven? Erik Ten Hag shfaqet papritur në ”Olimpico” për ndeshjen e Serisë A

GS 06/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Romes dhe Juventusit në Serinë A sot kishte në tribunë një spektator të papritur për shumëkënd.

ten hag

Në tribunën VIP të stadiumit është shfaqur trajneri i njohur holandez, Erik Ten Hag, i cili u shkarkua gjatë këtij sezoni nga klubi i Mançester Junajtid, pas krizës në lojë dhe rezultate të “djajve të kuq”. Tekniku holandez është në kërkim të një tjetër aventure në futbollin e rëndësishëm dhe nuk duket s vizita e tij në “Olimpico” ka qenë rastësore.

Roma ka në drejtim Ranierin deri në fund të këtij edicioni e më pas do të kërkojë të nisë një cikël të ri me një trajner tjetër.

Ndërsa te Juventusi, Igor Tudor ka të garantuar vazhdimësinë vetëm nëse siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Ndaj Ten Hag mund të jetë një alternativë për këto skuadra, mbetet vetëm të mësohet se ciln.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

Teilen: