Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Kane do të mbahet mend gjatë, anglezi shënoi gol nga mesi i fushës për Bayern Munich

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Harry Kane, ka shënuar një gol spektakolar për Bayern Munich në ndeshjen e sotme kundër Darmstadt, në të cilën skuadra e tij fitoi me rezultat 8-0.

Në minutën e 69-të të ndeshjes, sulmuesi i Bayernit shënoi gol nga pjesa e tij e fushës në portën e portierit Marcel Schuhen.

Kane shënoi tre gola në këtë ndeshje dhe arriti numrin e 12 golave ​​në fanellën e klubit bavarez.
Ai u bë futbollisti i parë në historinë e Bundesligës që shënon dhjetë ose më shumë gola në nëntë ndeshjet e para të kampionatit gjerman.

Përveç Kane, në listën e golashënuesve hynë Leroy Sane dhe Jamal Musiala, të cilët shënuan nga dy gola dhe Thomas Muller, i cili shënoi një herë./ h.ll/abcnews.al

Teilen: