• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Kane fantastik, ‘dygolësh’ Chelsea-t, mësoni të gjitha rezultatet

17/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në orën 21:00 kanë nisur katër ndeshjet e raundit të parë të fazës së grupeve të Champions League, me protagonistë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian. Interi sfidon Ajaxin në Amsterdam, Bayern Mynihu pret Chelsean, Liverpooli ndeshet me Atleticon e Madridit, ndërsa PSG do pret Atalantën.

Formacionet zyrtare për këto sfida tashmë janë publikuar dhe premtojnë spektakël për tifozët e futbollit. Të gjitha ndeshjet pritet të ofrojnë intensitet dhe emocione të mëdha, me shumë yje në kërkim të triumfit në Europë.

Ndeshjet:

Ajax – Inter 0-2

43′ Hakan Calhanoglu dërgon një krosim fantastik në zonë nga goditja e këndit. Marcus Thuram (Inter) ngrihet më lart se të gjithë dhe godet me kokë, duke dërguar topin pranë shtyllës së djathtë.

47′ – Gol! Hakan Calhanoglu dërgoi një krosim të shkëlqyer nga goditja e këndit. Pasimi perfekt gjeti Marcus Thuram (Inter), i cili me një goditje të saktë me kokë nga afër pikës së penalltisë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, 0-2.

Image

Bayern Munich – Chelsea  3-1

21’ Zhbllokohet takimi edhe në ‘Allianz Arena’, Chalobah devijon në portën e tij pas kromimit të Olise-s.

27′ – Tjetër gol për Bayernin, Harry Kane tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

29′ – Reagim i shpejtë i Chelsea-t, Palmer përmbyll me gol një aksion model.

63’ – Harry Kane fantastik! Sulmuesi anglez përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe me një goditje të zgjuar shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin. 

Image

Liverpool – Atlético Madrid 2-1

4’ – Zhbllokohet shpejt sfida në Anfield: Robertson kalon në epërsi Liverpoolin, 1-0.

6’ – Vjen shpejt goli i dytë, realizon Mohamed Salah. 

45-3′  – Llorente ngushton diferencën në 2-1 pa u mbyllur pjesa e parë.

Image

 

PSG – Atalanta 3-0

3’ – Më pak se tri minuta lojë i mjaftuan PSG-së për të zhbllokuar rezultatin ndaj Atalantës: shënon Marquinhos. 

39′ – Gooool! Khvicha Kvaratskhelia (PSG) kalon mjeshtërisht mes kundërshtarëve dhe lëshon një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë. Marco Carnesecchi nuk pati asnjë mundësi ta ndalte. Rezultati shkon 2-0.

51′ – Vijon dominimi i PSG-së, Mendes shënon të tretin.

 

Image

Next Post

Liverpoolit nuk i ikin këto, Van Dijk i shënon Atleticos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.