Monday, 25. May 2026
Sport

VIDEO/ Karton i kuq naiv për Antoni, futbollisti brazilian humbet supersfidën ndaj Realit

GS 23/02/2025 1 Min. Lesezeit

Braziliani i Betisit, Antoni, u ndëshkua me një karton të kuq tepër naiv dhe të evitueshëm në duelin ndaj Getafes, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-2. 

antoni

Në minutën e 94-t, braziliani bëri një ndërhyrje krejtësisht të panevojshme në sulm ndaj mbrojtësit kundërshtar, duke u ndëshkuar nga gjyqtari kryesor me karton të kuq, kësisoj ai humbet duelin e radhës ndaj Real Madrid.  

Që nga huazimi i tij nga Junajtid, Antoni, kishte arritur të zhvillonte paraqitje mjaft të mira te Betisi, duke u shndërruar në protagonist me golat dhe asistet e tij.  

KARTONI I KUQ I ANTONI: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: