Sunday, 15. March 2026
Sport

VIDEO/ Kazakët rimarrin avantazhin, Astana ndëshkon sërish Ballkanin

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

Përballja mes “dardanëve” të Ballkanit dhe kazakëve të Astana po rezulton, të jetë një përballje spektakolare, teksa në “Fadil Vokrri” ka ardhur dhe goli i 3-të i ndeshjes, pavarësisht se është minuta e 24′-t e sfidës.

Nga një krosim fantastik i Timur Dosmagambetos përfiton “veterani” i mesfushës, Islambek Kuat, i cili me një goditje potente ndëshkon portierin Koliçi, duke i dhënë sërish avantazhin skuadrës së tij. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Teilen: