• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Koha e rregullt nuk mjafton, Egnatia e Ararat Armenia i “falen” kohës shtesë

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Koha e rregullt nuk ka mjaftuar për të përcaktuar një fitues në “Elbasan Arena”, mes “rrogozhinasve” të Egnatias e armenëve të Ararat Armenia, me kohën e rregullt që ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 2 me 2.

Pavarësisht se morën të parët avantazhin në minutën e 3’-të të sfidës, falë një goditje me kokë brenda zone të brazilianit Fernando, por armenët i barazuan shpejt shifrat dhe vetëm 14 minuta më vonë “bomberi” nga Bregu i Fildishtë, Wilfred Eza përfiton nga një gabim në vendosjen e mbrojtjes “rrogozhinase duke çuar topin në rrjetë. Megjithatë pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq, me talentin Redi Kasa, i cili çon topin pas shpatullave të portierit armen, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2 me 1.

Vetëm 13 minuta pas nisjes së pjesë së dytë do të vinte sërish radha e armenëe për të gjetur rrugën e rrjetës, me “fantazistin” portugez, Adriano Castanheira, i cili përfiton nga një “gafë” e mbrojtjes së Egnatias, duke shënuar një super gol, me një goditje potente brenda zonës.

Tashmë, të dyja skuadrat do të bëjnë maksimumin e tyre për të gjetur fitoren e rrjedhimisht kualifikimin për në raundin e radhës të Conference League, ku përballë do të kenë skuadrën greke të Aris. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Fernando, 1-0:

Goli i Eza, 1-1:

Goli i Redi Kasës, 2-1:

Goli i Adriano Castanheira, 2-2:

Next Post

Lazio vendos përfundimisht për Immobilen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.