• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Komplot për të shkarkuar Flik? Shikoni momentin kur Gosens humb topin dhe Rudiger që nuk vrapon për ta ndjekur

10/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja e turpshme e pësuar nga Gjermania në shtëpi 1-4 kundër Japonisë ka konfirmuar humnerën në të cilën ndodhet aktualisht kombëtarja e Hansi Flik.

57988

Pasi nuk ka arritur të kalojë fazën me grupe në Kupën e Botës në Katar, Gjermania është kthyer në fushë duke mundur 2-0 kombëtaren modeste të Perusë, por më pas ka marrë vetëm rezultate negative në pesë miqësoret e zhvilluara: katër humbje kundër Belgjikës, Polonisë, Kolumbisë dhe Japonisë, një barazim kundër Ukrainës.

Nuk janë vetëm rezultatet që ekspozojnë në mënyrë të pamëshirshme problemet e gjermanëve, por edhe mënyra si vijnë këto rezultate, me episode të çuditshme si ai i Rudiger në ndeshjen kundër japonezëve.

Kur ndeshja ishte 2-1 në favor të miqve, Gosens ka humbur një top që është kthyer në një kundërsulm të lehtë për Japoninë, që ka realizuar pa shumë probleme golin e tretë.

Rudiger mund të kishte provuar të vihej në ndjekje të kundërshtarëve, por në mënyrë të mistershme ka qëndruar pa lëvizur në rrethin e mesfushës, duke e nisur vrapin pas disa sekondash kur tashmë ishte shumë vonë.

Watch Rudiger delay his sprint back very strange. pic.twitter.com/nnskD55nrM

— TheSecretScout (@TheSecretScout_) September 9, 2023

Një sjellje më të vërtetë e pashpjegueshme ajo e mbrojtësit të Real Madrid, që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shtyrë shumë njerëz të mendojnë se bëhej fjalë për një komplot. Në fakt, janë të shumtë ata që mendojnë se sjellja e Rudiger është një konfirmim se skuadra është kundër trajnerit Hansi Flik dhe se pret me padurim që ai të shkarkohet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Muriqi: Të rritur nga lufta, më të fortë se frika

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.