Tuesday, 14. July 2026
Sport

VIDEO/ Kontributi i madh i Çesk Fabregas, Komo ngjitet në Serie A pas 21 vitesh

GS 11/05/2024 2 Min. Lesezeit

Komo është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh së bashku me Parmën, ndërsa Venecia, Kremoneze, Katanzaro, Palermo, Sampdoria dhe Breshia do të luajnë në play-off.

MixCollage-11-May-2024-11-46-AM-8091

Kjo falë punës së madhe të ndihmës trajnerit, Çesk Fabregas, i cili ka qenë dhe ish mesfushor i Barcelonës. Vjet ai përfundoi karrierën e tij si lojtar në qytetin buzë liqenit dhe më pas u bë trajner i ekipit Primavera të klubit. Më pas, në nëntor 2023, pas shkarkimit të Moreno Longo, Fabregas u emërua trajner i përkohshëm.

Megjithatë, duke qenë se ai nuk kishte licencat e kërkuara të trajnerit të UEFA-s në atë kohë, emërimi i tij nuk mund të bëhej i përhershëm, dhe kështu, ish-ndihmës trajneri i ekipit kombëtar të Uellsit, Osian Roberts mori detyrën e kujdestarit deri në fund të sezonit 2023-24, me Fabregas që tani shërben zyrtarisht si trajner i ekipit të parë. Pritet që Fabregas të bëhet sërish kryetrajner sapo të marr dokumentet e nevojshëm të trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: