Ky edicion i “Topit të Artë” do të hyjë në histori edhe për polemikat që e kanë shoqëruar dhe bojkotin e Real Madrid ndaj ceremonisë pasi spanjollët u lajmëruan se Vinicius nuk kishte fituar trofeun.
Madrilenët qëndruan në shenjë proteste në Spanjë duke mos dërguar përfaqësues në ceremoni. Por gjithsesi, mbështetës të shumtë të kësaj skuadre u vendosën para teatrit ku zhvillohej ceremonia për dhënien e çmimeve sot.
“Vinicius “Topi i Artë””, ishin thirrjet që pushtuan bulevardin patra sallës ndërsa të ftuarit po futeshin brenda për ceremoninë e këtij aktiviteti.
🇧🇷🥇 ¡VINICIUS, BALLON D’OR!
🇫🇷 Ojo a cómo reacciona al Theatre du Chatelet a la decisión de que el brasileño no se lo lleve
📻 https://t.co/ilgsizI4uT pic.twitter.com/pxcHTFeMWQ
— Radio MARCA (@RadioMARCA) October 28, 2024
PANORAMASPORT.AL