Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Koreanët “çmenden” pas Asanit, shikoni si tifozët e rrethojnë dhe i ulen në gjunjë

GS 07/04/2025 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani është kthyer në idhull për tifozët e Guangju, pas disa golave të rëndësishëm. Ndeshja e fundit ishte dje ku skuadra u mjaftua me 1 gol për të mposhtur Jeju.

Screenshot 2025-04-07 090129

Asani u shpall lojtari i muajit ndërkohë duke fituar gjithë vëmendjen para sfidës. Jashtë stadiumit po ashtu, tifozët përfitojnë gjithmonë nga momenti për ta takuar.

Në videon e fundit që po qarkullon, disa koreanë janë mbledhur rreth tij për autografe dhe foto. Jo vetëm kaq, pasi ka nga ata që i ulen në gjunjë.

29-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit me Guangju. Më pas mbetet për t’u parë ku do vazhdojë karriera, pasi ofertat nuk kanë munguar.

Tifozët me Asanin: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: