Sunday, 30. August 2026
Sport

VIDEO/ ‘Kosova është Serbi’ dhe stola në fushë, skandal në Rumani-Kosovë

GS 16/11/2024 1 Min. Lesezeit

Skandal në minutat e fundit të ndeshjes Rumani – Kosovë. Teksa po luheshin minutat shtesë, tifozët vendës kanë nisur të thërrasin “Kosova është Serbi”, si dhe kane hedhur sende të forta në fushë, madje disa prej tyre kanë hyrë edhe në fushën e blertë.

Në kushte të tilla, kuptohet edhe me këmbënguljen e futbollistëve të Kosovës, ndeshja është ndërprerë.

Është dashur madje edhe ndërhyrja e policisë në fushë për të kthyer situatën në normalitet, nëse mund të thuhet kështu.

Pasi qëndruan pak kohë në dhomat e zhveshjes, skuadra e Kosovës doli në fushë për të luajtur minutat e mbetura, por rezultati nuk ndryshoi.

Thirrjet kundër Kosovës

Teilen: