Kristiano Ronaldo rikthehet të shënojë me Al Nassr. Portugezi realizoi në triumfin 2-1 që skuadra e tij regjistroi në transfertën e Al Shabab.
Një gol me tepër vlera për 39-vjeçarin, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për të shënuar golin e fitores. Realizim që e ngjit në kuotën e 907 gola në karrierë mes klubeve dhe kombëtares portugeze.
Goli i gjashtë në kampionat për sulmuesin, i cili ka dhuruar edhe 2 asiste. Ndërkaq, në total këtë sezon, Ronaldo ka realizuar 11 herë këtë edicion.
🚨🚨| GOAL: CRISTIANO RONALDO
Al Shabab 1-2 Al Nassr
— GOALSbible (@goalsbiblefc) October 18, 2024
PANORAMASPORT.AL