Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez shkëlqen me dopietë

GS 04/04/2025 1 Min. Lesezeit

Kristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 931 golave në karrierë, duke vazhduar kështu shkëlqimin te Al Nassr. Ylli portugez realizoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij përballë Al Hilal, me ndeshjen që përfundoi 3-1. 

ronaldo-1-780x439

Sulmuesi i Al-Nassr e futi topin në rrjetën e Al-Hilal me prekjen e tij të parë pas një pasimi të anësorit Sadio Mane në minutën e 47-të të ndeshjes në raundin e 26-të të Ligës Saudite Pro. 

Në minutën e 88-të, pesë herë fituesi i Topitë të Artë realizoi edhe golin e tij të dytë personal. Portugezi tani ka 795 gola në nivel klubi dhe 136 gola për kombëtaren. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Në anën tjetër, Al Nassr shpreson në mrekulli për të fituar titullin kampion, pasi aktualisht janë në vendin e tretë me 54 pikë, shtatë më pak se lideri, Al Itihad i Mario Mitajt.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

Teilen: