• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Kryesuesit e mbyllin në “paqe”, Bayern e Leverkusen e mbyllin me barazim në “Allianz Arena”

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç pritej përplasja mes kryesuesve të tabelës së Bundesliga ka rezultuar të jetë spektakolare, me “bavarezët” e Bayern Munich dhe “aspirinat” e Bayer Leverkusen, që e mbyllën sfidën me rezultatin 2 me 2.

Sipari i golave u hap që në minutën e 7’-të të sfidës, ku pas një krosimi perfekt të Leroy Sane nga goditja e këndit, “bomberi” anglez, Harry Kane nuk gabon dhe çon topin në rrjetën e kundërshtarëve. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 24’-t anësori spanjoll i “aspirinave”, Grimaldo ezkekuton në mënyrë “të magjishme” një goditje dënimi, duke “shtangur” totalisht portierin Ulreich.

Me fillimin e pjesës së dytë, të dyja skuadrat u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit, goli i cili erdhi fillimisht në minutën e 86’ të nga “katalizatori” i mesfushës së Bayern, Leon Goretzka, mirëpo, “aspirinat” kishin një tjetër plan për fundin e ndeshjes dhe në minutën e 94’-t, “fantazisti” argjentinas, Exequiel Palacios përkthen në gol një 11-metërsh, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 2 me 2.

Me këtë rezultat, tabela e Bundesliga qëndron e pandryshuar, me vendin e parë që i takon “aspirinave” të Bayer Leverkusen dhe vendin e 2-të që e mbajnë “bavarezët” e Bayern Munich, me pikë të barabarta, por me diferencë golash. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Harry Kane, 1-0:

 

Goli i Grimaldo, 1-1:

Goli i Leon Goretzka, 2-1:

Goli i Exequiel Palacios, 2-2:

Next Post

Spektakël dhe katër gola në “Allianz Arena”, Leverkuseni i merr pikë Bayernit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.