Saturday, 11. April 2026
Sport

VIDEO/ Kthimi në Spanjë i kushton shumë ish-presidentit të Federatës, Rubiales arrestohet në aeroport

GS 03/04/2024 1 Min. Lesezeit

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, u ndalua këtë mëngjes në aeroportin Barajas, në Madrid, pas kthimit të tij në Spanjë nga Republika Domenikane.

RUBIALES

Dhjetëra gazetarë prisnin Rubialesin në daljet e aeroportit, por ish-presidenti u arrestua teksa doli nga avioni dhe u transferua, me sa duket, në gjykatat e Majadahonda.

Javën e kaluar, ‘Fiscalía’ spanjolle lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar për atë, në lidhje me kontrata të parregullta, duke përfshirë transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: