Liverpuli i Jyrgen Klop triumfoi me përmbysje 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Fulhamit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës Karabao.
Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që shënuan të parët me anë të Uillian, ndërsa asistuesi ishte Andrea Pereira. Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dytë folën për Liverpulin që përmbysi sfidën në harkun kohor të 2 minutave.
Xhons dhe Gakpo ishin autorët e golave për të kuqtë në minutat 68 dhe 71. Vlen të theksohet se Liverpuli tashmë është një hap larg finales teksa do të kërkojë të menaxhojë këtë epërsi në duelin e kthimit. Fituesit i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit Midëllsbrou-Çelsi në finale.
PANORAMASPORT.AL