Thursday, 28. May 2026
Sport

VIDEO/ Kvara e bën “sefte”, PSG-ja luan “poker” ndaj Monakos

GS 07/02/2025 1 Min. Lesezeit

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1 në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të kampionatit francez.

PSG

Ky ishte suksesi i 16-të në kampionat për ekipin e Luis Enrikes, teksa rrugën e rrjetës për herë të para e gjeti edhe gjeorgjiani Kviça Kvaraskhelia. Ai shënoi golin e parë me fanellën e PSG-së në minutën e 54-t të sfidës, teksa më herët kishte shënuar Vitinja.  

Dy golat e tjerë për vendasit i shënoi Dembele në minutat 57 dhe 90-të, ndërkohë që golin e vetëm për Monakon e realizoi Zakaria në minutën e 17-të. Duelin e radhës në kampionat PSG-ja e luan në transfertë ndaj Tuluz.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: