Skuadra e Qazim Laçit, Sparta e Pragës, merr një tjetër rezultat befasues në Champions Leagua. Pas triumfit bindës ndaj Salzburgut në ndeshjen e parë, ekipi i kryeqytetit çek, ku përveç mesfushorit të përfaqësueses së Shqipërisë aktivizohet edhe lojtari dardan, Albion Rrahmani, mori një pikë me shumë vlerë në fushën e Sttutgartit.
Edhe pse u gjend në disavantazh që në minutën e shtatë, falë golit të Millot, Sparta e Pragës ia doli të barazonte në minutën e 32-të me Kairinen.
Gjatë pjesës së dytë, me gjithë përpjekjen e skuadrës vendëse, rezultati mbeti i pandryshuar. Sparta e Pragës, me këtë sukses shkon në kuotën e katër pikëve në dy ndeshje.
Stuttgart – Sparta Pragë 1-1
Tjetër humbje e rëndë për skuadrën austriake të Salzburgut, e cila pësoi plot katër gola (4-0) nga ekipi francez i Brestit. Spikati me dygolësh Sima, ndërkohë që shënuan edhe Camara e Pereira Lage.