Laçi ka mundur të marrë një fitore spektakolare në shtëpi kundër Vllaznisë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët, pasi në minutën e tretë të lojës, Boshnjaku zhbllooi shifrat.
Laçi nuk u dorëzua kollaj, pasi ende pa përfunduar pjesa e parë, në minutën e 6’ të shtesës, Sobowale arriti të barazonte shifrat.
Një lojë intensive, me raste dhe me përplasje ishte gjatë pjesës së dytë, por mrekullia ndodh në minutën e 82’ për kurbinasit. I sapo future në lojë si zëvendësues, Tresa shënon një supergol nga distance duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së Laçit.
Me këto tre pikë të fituara ditën e sotme, kurbinasit renditen në vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e pestë me pesë pikë./h.ll/abcnews.al