• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Lacio e Sarrit u jep leksion kampionëve të Napolit në “Maradona”, buzëqesh edhe Atalanta

03/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Lacios ka lënë pas dështimet në dy javët e para të Serisë A, duke i dhënë një leksion të mirëfilltë Napolit në ”Maradona”. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri ka fituar me shifrat 2-1 në transfertë, me një ndeshje shumë të mirë ku ranë në sy edhe blerjet e reja, pro edhe kthimi i Hysajt mes titullarëve.
tfuyjk

Vendasit u përpoqën të bënin lojën në pjesën e parë por ata që shënuan të parët ishin miqtë me Luis Alberton. Zielindki vendosi shpejt barazinë në shifra për ekipin e Napolit, duke shpërdoruar më pas disa mundësi të mira shënimi.

Por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka pasi ishte Lacio që tentoi të gjente golin dhe ia doli me anë të japonezit Kamada. Vendasit ishin me fat që bardhekaltërve iu mohuan dy gola nga VAR-i, por nuk ia dolën që të shënonin një gol për të barazuar ndeshjen. Kështu, Lacio mori fitoren e parë të kampionatit, ndërsa i shkaktoi kampionëve humbjen e parë.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 3-0 ndaj Monzës dhe iu bashkua përsëri grupit të skuadrave që pretendojnë për zonën Champions.

REZULTATET

NAPOLI 1-2 LACIO

32′ Zielinski/ 30′ Luis Alberto, 52′ Kamada

NGJARJET KRYESORE

 

 

90’+6’ Lindstrom në zonë gjuan nga një distancë e afërt, por fluturon sferën mb traversë,.

85’ Zakanji lëshon një gjuajtje të fortë por topi shkon jashtë në të majtën e Meret.

71’Aksion i gjatë i skuadrës bardhekaltër që insiston për të gjetur golin e tretë, në fund është Guenduzi i cili tund rrjetën me një predhë të fortë. Gjyqtari shkon të shohë pamjet në VAR për një pozicion jashtë loje dhe anulon një tjetër gol. (SHIH VIDEON)

67′ Lacio shënon golin e 3-1 pas një kundërsulmi të shpejtë me Zakanjin, por pas festës, VAR-i sinjalizon për një pozicion jashtë loje gjatë aksionit. (SHIH VIDEON).

52′ GOOOL LACIO 1-2! Kamada krijon hapësirë dhe gjuan drejt portës, topi përfundon në këndin e poshtëm djathtas (SHIH VIDEON)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

32′ GOOOL NAPOLI 1-1! Zielinski provon fatin nga buza e zonës dhe gjuajtja e tij devijohet, topi shkund rrjetën e Provedel (SHIH VIDEON)

30′ GOOOL LACIO 0-1! ol! Luis Alberto mposht portierin me një goditje në këndin e poshtëm të djathtë, kalon në avantazh skuadrën e tij (SHIH VIDEON)

21′ Kvara lëshon një predhë nga buza e zonës, por portieri bën një pritje fantastike në këndin e sipërm të djathtë.

14′ Osimhen tenton të befasojë portierin Porvedel, por e dërgon topin larg shtyllës së majtë.

4′ Kvara godet drejt portës, por topi përfundon jashtë shtyllës së majtë. (SHIH VIDEON)

1′ Starton sfida!

ATALANTA 3-0 MONZA

34′ Ederson, 42′, 62′ Skamaka

FORMACIONET ZYRTARE

NAPOLI-LACIOfgjhkj

ATALANTA-MONZAf,dgbgb

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xavi “bekon” afrimet e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.