Friday, 22. May 2026
Sport

VIDEO/ Lacio nuk përfiton nga gabimi i Juventusit, ndalet në shtëpi nga bardhezinjtë

GS 10/03/2025 1 Min. Lesezeit

Lacio ka shpërdoruar sot mundësinë që kishte për të rimarrë vendin e katërt në renditjen e Serisë A, pasi nuk ka përfituar nga hapi i gabuar në kampionat i Juventusit.

asddsasadadsadsadsads

Skuadra kryeqytetase përballej sot në fushën e vet me Udinezen, por ia ka dalë të marrë vetëm një pikë në këtë ndeshje.

I zakonshmi Tovë shënoi për miqtë për t’u dhënë atyre avantazhin (VIDEO). Por përgjigja e lacialëve erdhi me Romanjolin pak minuta më vonë (VIDEO) po në pjesën e parë.

Dy skuadrat kërkuan deri në fund me ngulm fitoren, por në mbyllje u desh të ndanin pikët në barazimin 1-1 që lë Lacion në vendin e pestë në renditje dhe jashtë zonës Champions.

sdfdsfdsfsdffsdsfddfs

PANORAMASPORT.AL

Teilen: