• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Lamtumira prekëse e Ruben Neveshit: Po largohem si lojtar, por do të jem gjithmonë një “ujk”

24/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Uolvesit, Ruben Nevesh i ka dhënë lamtumirën ekipit të tij përmes një videoje në kanalet zyrtare të klubit. Ai u transferua në Arabinë Saudite, tek Al Hilal.SHJD

“Gjashtë sezone, 253 ndeshje, kampionë të Championship, pesë vjet në Premier Ligë, një gjysmëfinale e Kupës FA, aventura jonë europiane dhe disa fitore të mëdha, 30 gola, 13 asiste dhe mijëra kujtime që do të zgjasin përgjithmonë, çfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm. Kam punuar me shumë njerëz të mrekullueshëm gjatë rrugës, nga punëtorët e magazinës te stafi i kuzhinës, stafi i terrenit te anëtarët e bordit, përgatitësit te trajnerët, stafi stërvitor deri te media, një falënderim i madh për çdo person me të cilin kam pasur rastin të punoj”.

Më pas Ruben shpërtheu në lot. Pas disa sekondash pauzë, regjistrimi rifilloi për Neves i cili tha:

“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhomën tonë të zhveshjes me një frymë ekipi që nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Pastaj të bëhesha kapiten për vitin e fundit më bëri kaq krenar, faleminderit djema. Ajo që bëmë do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit. Nuk mund t’ju falënderoj sa duhet për mirëseardhjen, nuk mund t’ju falënderoj sa duhet për mënyrën se si më keni trajtuar dhe veçanërisht për mënyrën se si e keni pranuar familjen time si të ishte e juaja. Gjashtë vjet është një rrugë e gjatë, një kohë e gjatë. Fëmijët e mi u rritën në Uolves, ata ishin kaq të lumtur këtu. Gruaja ime e dashur dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë kohën tonë këtu si familje. Shpresoj se mund ta mbajmë këtë lidhje të shkëlqyer. Po largohem si lojtar, por do të jem gjithmonë një “ujk”. Faleminderit për gjithçka dhe shihemi në “South Bank” një ditë. Kapiteni juaj Ruben Nevesh”.

A message from @rubendsneves_… pic.twitter.com/tWAcfnkp5q

— Wolves (@Wolves) June 23, 2023

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gundogan do të qëndronte te Manchester City, por ishte i zhgënjyer nga oferta e klubit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.