Bayer Leverkusen, nën drejtimin e Xabi Alonsos, vazhdon garën për titullin e Bundesligës duke mposhtur Borussia Mönchengladbach-un me rezultatin 3-1 në derbin e Rinit e tashmë mbetet katër pikë larg skuadrës kryesuesve Bayern i Mynihut.
Leverkusen – Moenchengladbach 3-1
‘Ylli’ i ‘Aspirinave’, Florian Wirtz, shkëlqeu me dy gola dhe një asist, duke theksuar rolin e tij kyç në skuadër.
Pavarësisht sfidës serioze nga Gladbach dhe një dëmtimi të hershëm të Terrier, Leverkusen dominoi, duke gjetur golin me një veprim të shkëlqyer individual të Wirtz.
Arbitri akordoi një penallti që Wirtz e shndërroi në gol, dhe më pas ai asistoi Schick për golin e tretë, duke siguruar fitoren e dymbëdhjetë radhazi dhe duke afirmuar pozicionin e tyre si pretendent serioz kundër Bayernit.
Për Gladbachun vlejti vetëm për statistikë goli i Kleindienst.