Tuesday, 21. April 2026
Sport

VIDEO/ Lionel Mesi realizon një supergol në minutën e 90-të

GS 02/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Botës, Lionel Mesi shënoi një gol fantastik në minutën e 90-të në sfidën ku Inter Majemi u mposht nga Nashville me shifrat 1-2.

Rodrigo De Pol i dha një top të mirë Mesit, ky i fundit futet në zonë dhe godet me të majtën vrastare, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë. Portieri i Nashville nuk mund të bëjë asgjë për ta pritur goditjen e argjentinasit. (VIDEO)

Por ky gol nuk mjaftoi për Inter Majemin pasi më herët kishte pësuar dy gola në minutën e 9-të nga Surridge me penallti dhe në të 45-ën nga Bauer.

 

Teilen: