• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Livepooli ‘shtyp’ Realin, Juvja merr pikë ndaj Aston Villas, ‘ok’ Dortmundi dhe Lille

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpooli, ecuri perfekte në pesë ndeshjet e para të këtij formati të ri të Champions League. Të kuqtë fituan 2-0 përballë Realit të Madridit në Anfield, në një ndeshje të pazakontë, ku dy ‘yjet’ e futbollit evropian, Mbappe dhe Salah humbën nga një 11-meterësh.

Shpërthen më në fund festa në Anfield. Në minutën e 52-të të ndeshjes, Mac Allister realizon me një goditje diagonale brenda zonës, që kapi të papërgatitur Courtois.

Liverpool – Real Madrit 0-1

Askion i gjatë i Liverpoolit, që u mbyll me finalizimin e 25-vjeçarit.

Vetëm pak minuta pas zhbllokimit të rezultatit, Reali fiton një 11-metërh me Lucas Vasquez, por Kylian Mbappe gabon përballë Kelleher.

Penalltia e humbur nga Mbappe

Liverpooli fiton një 11-metërsh në minutën e 59-të, pas ndërhyrjes së gabuar të Mendy ndaj Salah. ‘Faraoni’ e merr vetë ekzekutimin e penalltisë, por godet jashtë.

Penalltia e humbur nga Salah

Nuk është mbrëmja e Realit: në minutën e 76-të, në zhvillimet e  një goditjeje këndi, Gakpo gjendet i lirë në zonën e portierit, ku nuk e ka të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.

Liverpool – Real Madrid 2-0 

Aston Villa barazon 0-0 përballë Juventusit në “Villa Park”. Ekipi nga Birminghami arrit ta shënonte një gol në minutat shtesë, por pas ndëryrjes së sistemit VAR u anulua për pozicion jashtë loje.

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e Lille në fushën e Bolognas dhe triumfi me përmbysje 2-3 i Benficas në transfertë me Monacon. Edhe PSV përmbys 3-2 Shaktar Donetsk, ndërsa Dortmundi fitoi 0-3 në Zagreb.

Rezultatet:

Aston Villa – Juventus         0-0

Bologna – Lille                      1-2

Celtic – Club Brugge KV       1-1

D. Zagreb – Dortmund        0-3 

Liverpool – Real Madrid      2-0

Monaco – Benfica                2-3

PSV – Shakhtar Donetsk      3-2

 

Next Post

Ndër talentet më të mëdhenj të ishullit, “gjigantët” e Anglisë pas Evan Ferguson

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.