Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Liverpool mposht Brentford, “të kuqtë” ushtrojnë presion për kreun

GS 12/11/2023 1 Min. Lesezeit

Liverpool ka arritur të marrë një fitore me shumë peshë në shtëpi ndaj Brentford me rezultatin 3-0.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0, pasi Salah shënoi në minutën e 39’. Por përpara se të vinte goli, Liverpool shënoi dy herë për pesë minuta me Nunez, por të dy golat u anuluan për pozicion të parregullt nga VAR.

Në të dytën, ishte përsëri Liverpool protagonist, pasi në minutën e 62’ gjetën golin e dytë me Salah dhe në të 74’ me anë të portugezit Diogo Jota.

Kjo fitore e çon Liverpoolin në kuotën e 27 pikëve, po aq sa Manchester City i cili ndeshet sot me Chelsea dhe po aq sa Arsenali./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e ndeshjes Liverpool-Brentford

Teilen: