Surpriza e madhe e natës së parë të raundit të dytë të fazës së kampionatit të Champions League ndodhi në Stamboll, ku Galatasaray vendës mposhti 1-0 Liverpool-in me golin e Oismhen të realizuar nga pika e bardhe e penalltisë.
Nuk gabuan skuadrat e tjera ‘big’, që korrën fitore të thella. Kështu, Bayerni fitoi 1-5 në fushën e Pafos, Atletico e Madridi shkatërroi 5-1 Eintracht Frankfurtin, Interi iu imponua 3-0 Slavias së Pragës, ndërsa Marseja shkatërroi 4-0 Ajax-in. Chelsea u mjaftua me vetëm një gol për të mposhtur Benfica-n e Jose Mourinhos, ndërsa Tottenhami barazoi 2-2 në fushën e Bodo/Glimt.
Rezultatet:
Atl. Madrid – Eintracht Frankfurt 5-1