Wednesday, 8. April 2026
Sport

VIDEO/ Liverpuli feston me “manita”, të kuqtë e Jyrgen Klop kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës Karabao

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Liverpuli shpartalloi Uest Hem-in mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës Karabao, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale. Ekipi i Jyrgen Klop triumfoi me rezulatin e thellë 5-1. 

Ekipi-i-Liverpool-gjate-ndeshjes-me-West-Ham-ne-EFL-Cup

Golat për ekipin e Liverpul u shënuan nga Szoboszlai, Xhons (dy gola), Gakpo dhe Salah. Ndërsa golin e vetëm për “Çekanët” e shënoi Bouen. 

Me këtë sukses bindës, skuadra e Klop ka hedhur kandidaturën, për fitimin e këtij trofeu i cili padyshim mbetet një objektiv i këtij sezoni, edhe pse jo primar. Pasi dihet që objektivi primar është kampionati.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: