Liverpuli ka dhuruar sot një provë të mirëfilltë të forcës dhe pretendimeve që ka, teksa ka mundur Mançester Sitin në duelin direkt duke e nxjerrë këtë të fundit nga lufta për titull.
“Të kuqtë” e drejtuar nga Arne Slot kanë dominuar përballe skuadrës së Guardiolës që vazhdon të shfaqë një formë shumë larg asaj që kishte mësuar në vitet e fundit dhe goli i Gakpo në pjesën e parë ishte rrjedhojë e këtij dominimi.
Më pas Liverpuli u tregua i kujdesshëm për të shfrytëzuar hapësirat që i lejonin “qytetarët” të cilët tentuan të dilnin pak më shumë drejt sulmit. Penalltia e fituar në pjesën e dytë dhe e transformuar saktësisht nga Salah vulosi suksesin 2-0 dhe i dha Liverpulit një fitore shumë të rëndë.
Ajo mban tashmë 11 pikë larg ekipin e Guardiolës, dominuesi absolut i futbollit britanik në vitet e fundit.
LIVERPUL-MANÇESTER SITI 2-0
12′ Gakpo, 76′ (p) Salah
Goli i Salah (VIDEO)
Goli i Gakpo (VIDEO)
Van Dajk godet shtyllën (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
LIVERPUL: Keleher, Aleksander-Arnold, Gomez, Van Dajk, Robertson, Gravenberh, Szoboszlai, Mak Alister, Salah, Nunjez, Gakpo.
Trajner: Arne Slot
MANÇESTER SITI: Ortega, Uoker, Akanzhi, Dias, Ake, Ljuis, Gyndogan, Nunes, Silva, Foden, Haland.
Trajner: Pep Guardiola
PANORAMASPORT.AL