Saturday, 14. March 2026
Sport

VIDEO/ Lojtari më i ri që i ka shënuar Junajtidit në Champions, kush është adoleshenti nga Kuvajti që tronditi “djajtë e kuq”

GS 08/11/2023 2 Min. Lesezeit

Mançester Junajtedi u largua me turp nga Kopenhageni. “Djajtë e kuq” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa shënuan 2 herë me Hojlund në minutën e 3-të dhe 28-të, ndërkohë që pas daljes me të kuq të Rashford, në minutën e 42-të, vendasit përmbysën shifrat në 4-3. 

bardghji

Heroi i mbrëmjes që tronditi “djajtë” ishte padyshim 17-vjeçari Runi Bardghji i cili në minutën e 87-të, shënoi golin e fitores. Adoleshenti i lindur në Kuvajt, me shtetësi suedeze, arriti të shndërrohej në yllin e mbrëmjes, duke rrëmbyer kështu skenën europiane.  

Ky ishte goli i parë për të në grupet e Champions-it, ndërkohë që në kampionatin danez, këtë sezon ka arritur të shënojë 7 gola në 14 ndeshje.

Edhe pse vetëm 17-vjeç, sulmuesi Bardghji po rezulton vendimtar me golat e tij. Talenti kuvajtjan, pritet të ketë një të ardhme të suksesshme me këto ritme. Një fakt interesant është se ai me golin e realizuar mbrëmjen e sotme në Champions, u bë lojtari me moshën më të re që i shënon Mançester Junajtid në këtë kompeticion.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: